Lajme

Drafti i Planit Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë, në fund të qershorit

Drafti i Planit Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë
Drafti i Planit Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë

Abdullah Pirçe nga Ministria e Ambientit ka thënë se Plani Kombëtar i Kosovës për Energjinë dhe Klimën ka filluar të hartohet që nga viti 2018.

Ai ka treguar se nga ridraftimi i Strategjisë së energjisë 2022-2030 ka vazhduar puna për draftin e parë për Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën.

“GIZ-i na ka ndihmuar për draftimin e këtij plani por edhe GET-i gjerman, të cilët po i bëjnë masat dhe projeksionet dhe po besoj që meqë caqet janë dhënë për Kosovën dhe mendoj që janë të favorshme, e kemi shumë më lehtë vazhdimin e finalizimit të këtij drafti” – ka theksuar Pirçe në emisionin “Kallxo Përnime”.

Pirçe ka thënë gjithashtu që Ministria e Ambientit e ka përgatitur edhe Strategjinë multimodale, atë të transportit, Strategjinë e industrisë e pylltarisë, të cilat janë pothuajse të kryera.

Abdullah Pirçe ka shtuar se drafti është planifikuar të dorëzohet më 31 maj në Ministri të Mjedisit dhe atë të Ekonomisë, ndërsa në Sekretariatin e Komitetit të Energjisë, më 30 qershor.

/Shqip.com