Sport Ndërkombëtar

Dortmundi – lider në Bundesliga

Borussia Dortmund

Një gol – tre pikë.

Borussia Dortmund ka triumfuar ndaj Schalke 04 me rezultat 1-0 – për të marrë kruen e tabelës – në Bundesligën gjermane.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi 17 vjeçari, Youssoufa Moukoko – në minutën e 79-të.

Në anën tjetër – mysafirët nuk arritën asesi t’i barazojnë shifrat.

https://twitter.com/DortmundFrance_/status/1571156118658744321?s=20&t=8AH-1z-SU8ACyRr6D5hIKQ

Por, fitorja mbeti me shije të hidhur për vendasit – sepse nga fusha e gjelbër me barrela u largua Marco Reus – si pasojë e një lëndimi.

Dortmundi – tashmë është ngritur në kuotën e 15-të pikëve – pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Një më shumë se Union Berlin i vendit të dytë – por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër – Schalke gjendet në vendin e 14-të – me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara./Shqip.com