Sport Ndërkombëtar

Dortmundi e blindon vendin e dytë

Borussia Dortmund

Një “fitore morale”.

Borussia Dortmund ka triumfuar në udhëtim ndaj Geuther Furth me rezultat 1-3, për të siguruar vendin e dytë, pasi gara për titull ka mbaruar.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Julian Brandt – në minutën e 26-të.

Por, vendasit arritën të riktheheshin në lojë dhe barazuan me anë të Jessic Ngankam – kur po zhvillohej minuta e 70-të.

Ama – kjo ishte e gjitha çka mundën të bëjnë.

Teksa, në anën tjetër Dortmundi shënoi edhe dy gola, me anë të Brand dhe Felix Passlack.

Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Marco Rose – ngritet në kuotën e 66 pikëve.

Kurse, Greuther Furt – do t’i vazhdojë garat në Bundesliga 2, pasi gjendet në pozitën e fundit – me vetëm 18-të pikë të grumbulluara. /Shqip.com