Sport Ndërkombëtar

Dortmund “flirton” me golin, Reali është me fat – mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë

Po luhet në “Wmbley” të Londrës finalja e Champions League Borussia Dortmund-Real Madrid.

Një sfidë e jashtëzakonshme me momente spektakolare si nga gjermanët dhe nga spanjollët.

Real Madrid është kujdesur përgjatë 45 minutave të para për të kontrolluar qarkullimin e topit, por pranë befasisë ka qenë Dortmund.

Verdhezinjtë kanë qenë pranë golit në tre raste me Adeyemi, Fullkrug dhe Sabitzer. Courtois është treguar në lartësinë e duhur. Gardiani madrilen ka mbajtur portën të paprekur pavarësisht “furisë” së sulmeve të Dortmund.

Ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rrjeta të paprekura.

/Shqip.com