Sport Ndërkombëtar

Dortmund fiton sfidën dramatike, mposhtë Hoffenheimin

Goli i Erling Haaland kundër Hoffenheim

Borussia Dortmundit ka arritur fitore dramatike në shtëpi kundër Hoffenheim, në kuadër të javës së tretë të Bundesligës.

Verdhezinjët e panë veten në avantazh me anë të Giovanni Reyna në minutën e 49-të, por nuk e ruajtën shumë epërsinë, pasi mysafirët barazuan shifrat në minutën e 61-të me autor, Christoph Baumgartner.

Vendasit u hodhën në sulm dhe ia dolën të udhëheqin sërish në minutën e 69-të pas golit të Jude Bellingham.

Kundërshtari nuk u dorzua, me anë të përpjekjeve të vazhdueshme ata arritën të barazojnë rezultatin në 2-2 në minutën e 90-të me anë të Munas Dabbur.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej me rezultat të barabartë, fundi u bë edhe më dramat.

Në kohën shtesë, pikërishtë në minutën e 92-të, Erling Halaand shënoi gol dhe i siguroi tri pikë mjatë të vështira skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Dortmundi është në krye të renditjes tabelare me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve./Shqip.com