Dori Camaj / S’tutem
Publikuar:
(14.11.2023 11:25:37)
S’TUTEM
S’tutem,
prej dritave
qi shkimen,
n’trotuare
përplot njerëz
pa ftyra…
As pse rrugt,
diku,
vijat tret i kan’
për me m’humb
busullën teme..
Rrkeve t’shiut,
shpinën s’e kthej,
veç sy’ e krye lart,
e avujt e lkurës
qiellit krahsh
ja nis…
Pret dimni,
heshta akujsh n’mish..
Veç ty…
Oh ty kurr’
mos t’nartht ai shpirt…
/Shqip.com