Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku e synon medaljen sot

Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku mund ta shkruaj sot historinë.

Boksierja nga Kosova është vetëm një fitore larg sigurmit të medaljes në Kampionatin Botëror.

Sadiku do të përballet sot – në çerekfinale ndaj Tajpei Wu Shih-yi dhe nëse arrin të triumfojë -atëherë – e ka të sigurtë një nga medaljet.

Donjeta – gjatë ditës së djeshme shënoi fitore me rezultat 5-0  ndaj Jocelyne Tshamala nga Kongo, kategoria 57-60 kg.

Teksa, paraprakisht – ajo e kishte mposhtur japonezen Ayska Taguchi, 5:0 me runde.

Ky turne po zhvillohet në Stamboll – të Turqisë.

Teksa, së bashku me Donjetën janë edhe selektori i boksiereve, Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka. /Shqip.com