Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku e bronztë

Boksierja Donjeta Sadiku ka arritur të marrë medaljen e bronztë të Evropës, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku pësoi humbje në gjysmëfinale nga kampionia olimpike Tokio 2020, Kellie Harrington e Irlandës në kategorinë -60 kg.

Kjo është medalja e parë evropiane për senior për Federatën e Boksit të Kosovës.

/Shqip.com