Rozë

Donaldi ironizon hapur Ledionin

Romeo Veshaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në “Big Brother VIP”.

Spektakli nisi me diskutime për marrëdhënien e tij me Heidin.

Në një moment ndërsa po fliste Françeska, Romeo tha se nuk e duron dot, e se për këtë prezantuesi Ledion Liço i tha të shkojë në dhomën e gjumit.

Kjo ka mjaftuar dhe ka reaguar vëllai i Romeos, Donald Veshaj, në një postim në InstaStory.

“Të shkoj ky djali tek dhoma e gjumit nuk ka prime. Fakt”, ka shkruar ai.

Romeo është shprehur se nuk i beson më Heidit dhe se për këtë është krisur raporti i tyre.

Heidi nga ana tjetër e fajëson duke u shprehur se është ndikuar nga banorët e tjerë që ai të nisë të dyshojë në raportin e tyre.

/Shqip.com