Lajme Botë

Donald Trump fajëson Zelenskyn dhe Putinin për luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi homologët e tij ukrainas dhe rusë për luftën gati trevjeçare në Ukrainë, për të cilën ai tha se ka marrë jetën e shumë “njerëzve të rinj dhe të bukur”.

Trump tha se lufta “duhet të përfundojë menjëherë”, duke pretenduar se numri i të vdekurve ka të ngjarë shumë më i lartë se vlerësimet zyrtare dhe duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin “nuk duhet ta kishte filluar” luftën në vitin 2022. Ai kërcënoi të shtrëngonte më tej masat ndaj Moskës nëse një zgjidhje nuk arrihet së shpejti.

“Nëse ata nuk e zgjidhin këtë luftë së shpejti, si pothuajse menjëherë, unë do të vendos tarifa masive ndaj Rusisë dhe taksa masive, si dhe sanksione të mëdha,” tha ai gjatë një interviste për Fox News. “Unë nuk dua ta bëj këtë. E dini, unë e dua popullin rus. Ata janë njerëz të mrekullueshëm. Unë nuk dua ta bëj këtë. Por ne duhet të bëjmë që kjo luftë të përfundojë.”

Trump tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tani dëshiron të arrijë një fund të negociuar të konfliktit, duke thënë se “Ai ka mjaftuar. Ai nuk duhet ta kishte lejuar as këtë të ndodhte”.

“Ai nuk është engjëll. Ai nuk duhet të kishte lejuar që kjo luftë të ndodhte,” tha Trump.

/Shqip.com