Kulturë

“Dollia” dhe “Fara e Revoltës”, dy botime të reja të shkrimtarit Bundo

“Dollia” dhe “Fara e Revoltës”, dy botime të reja të shkrimtarit Bundo
“Dollia” dhe “Fara e Revoltës”, dy botime të reja të shkrimtarit Bundo

“Dollia” dhe “Fara e Revoltës” janë dy botimet më të fundit që i vijnë lexuesit shqiptarë nga Prof. Dr. Sherif Bundo. Ndryshe nga botimet e mëparshme akademike këtë herë autori Bundo ka shkruar në letërsinë artistike.

“Për romanin dua të them tri gjëra, kurrë mos thoni cili është ky personazh pas këtij emri. Kurrë mos insistoni që të gjeni një emër të vërtetë pas një personazhi sepse nuk ka përputhje. Së dyti, kam gjetur një personazh ideal më të korruptuar të strukturave politike administrative, ekonomike të shtetit shqiptar dhe po kështu kam idealizuar dhe figurën dhe portretin e një drejtuesi të cilit kur dhanë urdhër vërtet të pushonte nga puna tha kjo nuk ndodh me mua unë nuk pushoj nga puna ato si puna ime. Ka personazhe që janë të krijuar imagjinatë e imja dhe të stilizuar në këndvështrimin letrar”, tha shkrimtari.

Pedagogë, intelektualë, shkrimtarë vlerësuan maksimalisht botimet e profesor Sherif Bundos në të cilët trajtohen mendime, personazhe që të nguliten në mëndje.

“Të mendosh një akademik si profesor Bundo të shkruaj për ‘Dollinë’ mua më ishte dukur një befasi. Në fillim e mora si me shaka, por sa fillova dhe e lexova librin nuk pushova dhe e lexova deri në fund. Ka një arsye shumë të thjesht është shpirti i popullit. Janë vlerat tona shpirtërore të cilat humbasin pak e nga pak. Më ka bërë përshtypje që profesori ka bërë një punë të shkëlqyer me 200 intervista për të qenë zonë më zonë dhe fshat më fshat për të qenë sa më i sigurt me shkrimin e tij”, tha profesor Et’hem Ruka.

“Revolta që buron nga mendimi dhe shqetësimi për të ardhmen nga përgjegjësia për fatet e vendit aq më tepër nga ekonomistët të cilët janë përpiluesit e zhvillimit ekonomik të vendit dhe ky është një subjekt tepër i vështirë për një shkrimtar sepse mund të duket i mërzitshëm i zakonshëm ndonëse është më jetik se gjithçka. Profesor Sherif Bundo ia ka dalë mbanë të na jap në dorë të kundërtën e këtij supozimi”, tha shkrimtarja Diana Çuli.

“Fara e Revoltës” një libër që pasqyrohet trilli letrat me kronikën e një ngjarjeje të jetuar duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. Ndërsa botimi tjetër “Dollia” si kumt i trashëgimisë kulturore.

/Shqip.com