Lajme

Dokumentet e Ambasades iraniane në Shqipëri digjen brenda një fuçie

Një makinë transporti është sjellur pranë Ambasadës së Iranit në Shqipëri e cila ka sjellur një fuçi.

Siç ka raportuar Tch, në këtë fuqi janë duke u djegur dokumente që ndodhen në zyrat e ambasadës dhe në oborrin e saj duket tymi i flakëve.

Ngjarjen nga afër e ka përcjell gazetari i Tch, Muhamed Veliu i cili ka parë që një makinë e tipit “Audi” ka hyrë dhe dalur shpesh nga ambasada por që nuk dihet nëse ka njerëz brenda.

Gazetari ka raportuar se në këtë ambasadë ka ardhur edhe një postë nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka sjellë një sqarim tjetër pas dorëzimit të njoftimit për largimin e diplomatëve iranian.

Në ambientet e jashtme të ambasadës u panë dhe forca të policisë, por pasi u përballën me portën e mbyllur me dry, janë largua sërish.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendimin ekstrem të qeverisë shqiptare, duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama tha se ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe atë të sigurisë./Shqip.com