Ekonomi Biznes

Dogana merr nën kontroll terminalin në Pejë

Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës ka njoftuar për marrjen në operim të përkohshëm të terminalit në Pejë.

Në njoftimin e Doganës, thuhet se me këtë veprim do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi që si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane.

“Dogana ka identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershme dhe për këtë qëllim ka bashkëpunuar me komunën e Pejës, andaj jemi në pritje për një zgjidhje afatgjate pa cenuar vijimësinë e ofrimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe qytetarëve të afërsisë territoriale të Pejës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Të njëjtin fat para disa kohësh e kanë pasur edhe terminalet në Merdare dhe ai në Han të Elezit.

/Shqip.com