Lajme

Dogana e Kosovës identifikon dy automjete që kontrabanduan mallra nga Serbia e Irani

Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur të dielën kanë identifikuara dhe ndaluar dy automjete në lokacione të ndryshme, të cilët kontrabanduan mallra nga Serbia dhe Irani.

Në rastin e parë u ndalua një automjet me 450 litra vaj hidraulik.

“Në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Ndërsa, automjeti i dytë ishte duke kontrabanduar mallra ushqimore.

“Në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako.”

Për të dy këto raste dogana nuk ka dhënë informacione tjera./Shqip.com