Lajme

Do të ndahen rreth 3 milionë euro për byzylykë që detektojnë dhunuesit

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të ndajë rreth 3 milionë euro për byzylykë që do të iu vendosën të dyshuarve për dhunë.

Përmes një prononcim për Tëvë1, Haxhiu tha se me anë të këtij byzylyki, Policia e Kosovës do të bëjë detektimin e vendndodhjes së dhunuesit në rast së ai i afrohet viktimës.

“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet rreth 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Është për herë të parë që Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykë në mënyrë që Policia pastaj të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor’, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka adresuar të gjitha kompetencat që ka, si dhe vetë ajo po bën përpjekje në luftimin e femicidit.

“Sa më përket mua, adresojeni se ku është përgjegjësia e Ministrisë së Drejtësisë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në këtë drejtim dhe unë jam në gjendje të jap dorëheqje. Mirëpo, deri tani Ministria e Drejtësisë ka adresuar të gjitha kompetenca që ka dhe unë jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë në mënyrë që ta luftojmë femicidin”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se secili zyrtarë që nuk e ka kryer punën e tij, duhet të jep dorëheqje.

/Shqip.com