Lajme

Djali dyshohet se sulmoi dy prindërit e tij në Pejë, arrestohet

Ilustrim
Foto ilustruese

Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar dy prindërit e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari dhe babai i tij kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com