Rozë

DJ i famshëm shijon pushimet në Shqipëri

DJ me famë botërore, Steve Aoki, i cili numëron plot 11.6 milionë ndjekës në Instagram, ka zgjedhur Shqipërinë për t’i kaluar pushimet verore.

Ai ka ndarë disa fotografi në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Vetëm unë, deti dhe një nga shpellat më të bukura që kam parë ndonjëherë. Shqipëri, ma more zemrën”.

Aoki ka vendosur edhe lokacionin mbi fotot e shpërndara – duke treguar se shijoi bukuritë mahnitëse të Vlorës.

Postimin e tij me shumë imazhe dhe video i ka shpërndarë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Instagram.

Nëse nuk e dini, Steven Hiroyuki Aoki është një DJ dhe producent diskografik amerikan.

Në vitin 2012, Pollstar e caktoi Aokin si artistin me fitimin më të lartë të muzikës elektronike në Amerikën e Veriut nga turnetë.

Në vitin 2024, Gold House e njohu atë si një nga aziatikët më me ndikim në botë.

/Shqip.com