Kulturë Kino

“Ditë e Kuqe” fiton një tjetër çmim ndërkombëtar

Filmat kosovar po vazhdojnë të shfaqen në kinematë botërore.

Së fundmi, filmi “Ditë e Kuqe” me regji të Besim Ugzmajlit fitoi çmimin “Narrative Feature Special Jury Award” nga Cinema on Bayou Film Festival.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marrë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të veshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”.

Kujtojmë që “Ditë e Kuqe” tani do të shfaqet në platforma të ndryshme në të gjithë botën.

Sipas një njoftimi të regjisorit Figurina Films dhe 7Palmsentertainment kanë lidhur marrëveshje distribuimi, ku potencialisht filmi do të shfaqet ne platformat – klientë të 7Palmsentertainment: arte, Netflix, HBOmax, prime video, googleplay, redbox.

/Shqip.com