Distria Krasniqi përlotet gjatë intonimit të Himnit të Kosovës
Publikuar:
(24.07.2021 13:31:37)
Distria Krasniqi nuk ka mundur t’i përmbahej emocioneve gjatë intonimit të Himnit të Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokios, shkruan Shqip.com.
Pas shpërndarjes së Medaljeve Olimpike, Krasniqi është parë me lotë në sy gjatë ceremonisë.
Urime të shumta, xhudistja morri nga emrat më eminent të vendit.
Distria fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo mposhti në finale japonezen, Funa Tonakin me Wazzari./Shqip.com