Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në Azerbajxhan
Publikuar:
(22.09.2023 15:42:54)
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos Baku 2023.
Xhudistja kosovare, ka pësuar humbje në finale, nga japonezja, Kisumi Omori, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.
Disi arkëtoi 700 pikë olimpike Paris 2024.
Distria Krasniqi, ka mposhtur në gjysmëfinale medalisten olimpike Odette Giuffirida.
Në çerekfinale mposhti me Ippon në sekondat e para, garuesen nga Maroku, Soumiya Iraoui.
Distria në gjysmëfinale mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen italiane, Odette Giuffrida, nënkampione olimpike nga Rio 2016.
27-vjeçarja që është edhe kampione Olimpike, po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë.
/Shqip.com