Sport Ndërkombëtar

Distria e bronztë, ky është reagimi i trajnerit Kuka

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Usbekistan. Pas këtij suksesi, trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar:

“Medalja e shtatë për xhudon nga Kampionatet Botërore!
Distria sot si gjithmonë në krye të detyres.
Një anulim i çuditshëm i hudhjes së saj kundër Anglezes në gjysëmfinale e ndalën nga finalja e madhe!
Përndryshe krejt luftat ishte dominante në çdo aspekt.
Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen.
Sporti i xhudos po vazhdon tutje e mua nxënësit po më bajnë krenar tash e dy dekada.
E për fund shijoni foton e mbretëreshave tona në role të ndryshme!
Krenar me ju”.

/Shqip.com