Ekonomi

Diskutohet në Athinë, rritja e bashkëpunimit në energji

Ministrat e energjisë të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Italisë dhe Rumanisë, kanë diskutuar në Athinë mundësitë e shtrirjes dhe zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore, si dhe rritjes së efiçiencës së energjisë, si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane.

Ministrat u takuan në kryeqytetin e Greqisë me ftesë të ministrit grek për Energji dhe Mjedis, Kostas Skrekas.

Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.

Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë.

/Shqip.com