Art Jetese

Disa kombinime yll për ditët me shi

Veshje

Ditë si kjo e sotmja janë të pashmangshme sidomos përgjatë këtyre muajve, prandaj bëni mirë të përgatiteni. S’e kemi fjalën vetëm për çadrën, por për gjithë kombinimet që i shkojnë për shtat motit të tillë. 

E dimë që kur moti është gri dëshira për t’u veshur bukur bie paksa, por jo pasi të mësoni se mund të dukeni shumë stil edhe kur jashtë bie shi, shkruan Anabel.

Pa shumë mundim dhe kohë. Ju duhet thjesht xhaketa/palltoja e duhur, çizmet/kambalet dhe xhinset e preferuara kur s’jeni në humor për asgjë tjetër. Si të kombinoheni e mësoni këtu.

1. Pallot/pardesytë deri në fund të këmbëve sigurojnë të jeni të mbrojtura dhe chic përgjatë gjithë ditës.

2.Një xhaketë lëkure kombinojeni me pantallona deri tek kyçi bashkë me një palë çizme. S’ka asnjë shans të lagen nga shiu.

3.Kur e dini që do të qëndroni gjithë ditën jashtë në shi, një xhup i fryrë, streçet dhe kambalet janë zgjedhja më e sigurtë dhe më e rehatshme.

/Shqip.com