Lajme

Diplomati rus jep dorëheqjen për shkak të luftës: Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar

OKB-ja

Këshilltari i Rusisë në OKB në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Dorëheqja e këtillë e bënë atë diplomatin më të lartë të vendit që ka dezertuar për shkak të luftës, shkruan BBC.

Në një letër dorëheqjeje, Boris Bondarev tha se kishte parë “kthesa të ndryshme” të politikës së jashtme të vendit të tij gjatë karrierës së tij 20-vjeçare.

“Kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e saj” thuhet tutje.

Duke e quajtur “katastrofik” nivelin e “gënjeshtrave dhe jo profesionalizmit” në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ai tha se lufta e Vladimir Putin ishte jo vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë.

Në mars, Anatoly Chubais u bë zyrtari më i shquar i Kremlinit që dha dorëheqjen për shkak të luftës.

Chubais, i cili ishte i dërguari special i Putinit për marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm, jo ​​vetëm që u largua nga posti i tij, por edhe Rusia./Shqip.com