Sport Shqiptar

Dionis Avdijaj zyrtarizohet te klubi i ligës së dytë të Austrisë

Dionis Avdijaj gjatë prezantimit te skuadra e tij e re.

Dionis Avdijaj ka kompletuar transferimin e tij te klubi nga liga e dytë e Austrisë, TSV Hartberg.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi nga Austria ka bërë të ditur transferimin e lojtarit shqiptar.

“Dionis Avdijaj ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023. 25-vjeçari luajti për herë të fundit në AEL Limassol në Qipro. Ai ka luajtur tashmë 42 ndeshje në Bundesligën austriake dhe nëntë ndeshja në Bundesligën gjermane me Schalken. Përveç kësaj, ai deri më tani ka bërë gjashtë paraqitje dhe ka shënuar dy gola me Përfaqësuesen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Në një deklaratë për faqen e klubit, Avdijaj ka thënë se ai do të tentojë të tregojë se çfarë mund të bëjë dhe të rikthehet sërish në formën më të lartë në karrierë.

“Me të vërtetë po pres me padurim të debutoj me Hartberg. Është një klub i madh që është shumë i qëndrueshëm. Dua të tërheq përsëri vëmendjen tek vetja, të tregoj se çfarë mund të bëj dhe kush jam”, ka thënë fillimisht ai.

“Hartberg është adresa perfekte për këtë. Ju më besoni mua, unë i besoj klubit. Unë mendoj se ne mund të jemi të suksesshëm së bashku. Kjo është më e rëndësishmja”, ka përfunduar ai.

Që nga largimi i tij nga Schalke, Avdijaj ka pësuar rënie në karrierë, derisa tani do të luaj në ligën e dytë të Austrisë./Shqip.com