Sport Ndërkombëtar

Dinamo Zagreb po triumfon ndaj Chelseat

Momente nga takimi

Mysafirët janë favoritë në letër, por gjërat po rrjedhin ndryshe.

Dinamo Zagreb është duke e mposhtur Chelsean – pas përfundimit të pjesës së parë – me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për skuadrën kroate e realizoi Mislav Orsic – kur po zhvillohej minuta e tetë.

29 vjeçari shënoi në mënyrë maestrale – pas një kundërsulmi të shpejtë të Dinamos.

Në anën tjetër, skuadra londineze nuk arriti të barazonte rezultatin – përkundër orvatjeve të shumta.

Mbetet të shihet se çka do të “prodhojë” pjesa e dytë.

Në takimin tjetër që po zhvillohet në të njëtën kohë, Borussia Dortmund po triumfon 2-0 ndaj Copenhagen – me golat e realizuar nga Marco Reus dhe Rafael Guerrero./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022