Dikush rrahu burrin e dikush gruan – Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan të premten në Kosovë
Gjatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë së premtes në Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të PK-së, dy nga rastet janë raportuar në Prishtinë, dy të tjera në Prizren, një në Gjakovë dhe një tjetër në Lipjan.
Në këtë të fundit, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në kryeqytet është arrestuar edhe një burrë tjetër. Por, ky ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Për dhunë në familje është arrestuar edhe një burrë në Prizren.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në Prizren po ashtu edhe arrestuar edhe një tjetër, pasi e dehur ka sulmuar verbalisht babain e tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor.
Ndërsa, në Gjakovë është arrestuar një grua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./SHQIP.com