Lajme

18 zjarrfikës janë duke intervenuar në shuarjen e zjarrit në një fabrikë në Fushë Kosovë

6 ekipe me 18 zjarrfikës nga rajoni i Prishtinës janë duke intervenuar në shuarjen e zjarrit i cili ka shpërthyer në një fabrikë në fshatin Vragoli në komunën e Fushës Kosovës.

Ekipet janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

Njëri nga Brigada e Zjarrfikësve në komunën e Prishtinës ka konfirmuar për Shqip.com për intervenimin. “Situatën e kemi nën kontroll sa i përket zjarrit. Deri tani i kemi dërguar 18 zjarrfikës dhe 6 automjete. Zjarrin jemi duke e shuar”, ka thënë njëri nga zjarrfikësit.

Ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre në këtë zjarr nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, ka thënë  zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.