Art Jetese

Dietat, keni kujdes nga ky produkt

Sheqeri konsiderohet si ‘helm’ nga ekspertët e shëndetit në të gjithë botën dhe arsyeja e shumë sëmundjeve si diabeti, obeziteti, problemet e veshkave dhe zemrës, etj.

Trupi jonë shpenzon më shumë kohë për të tretur ushqimet e plota dhe për të përpunuar sheqernat e tyre.

Me sheqerna të shtuara, trupi i përthith ato më shpejt ose nuk mund t’i përpunojë ato shpejt.

Nutricionistët rekomandojnë të hani çdo ushqim të plotë në këtë dietë, përveç atyre që janë modifikuar ose sheqer të shtuar.

Qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë ndonjë nga këto produkte:

Sheqer misri

Sheqer kaf

Fruktoza

Glukoza

Sheqer i bardhë

Shurup sheqeri

Ulja e konsumimit të sheqerit të shtuar, stërvitja dhe ndjekja e një diete të shëndetshme, mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Kjo mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në uljen e rrezikut për diabet.

Gjithashtu disa studime kanë treguar se dietat e pasura me sheqer të shtuar janë të lidhura me obezitetin dhe rritjen e yndyrës në bark, teksa ulja e marrjes së sheqerit mund të ndihmojë në mbajtjen e presionit të gjakut, kolesterolit dhe triglicerideve në nivele të shëndetshme.

/Shqip.com