Lajme

Dialogu, temë kryesore e takimit mes Lajçak dhe deputetes britanike, Alicia Kearns

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, me të cilën ka thënë se ka folur detajisht për dialogun Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja, si dhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë.

“Kisha një diskutim të detajuar dhe i mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak.

/Shqip.com