Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Së pari Marrëveshja e Brukselit dhe më pas Marrëveshja e Uashingtonit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se Marrëveshja e vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet dhe se pret “insistim shtesë” nga Komisioni Evropian për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
“Është marrëveshja e fundit që kemi dhe është një marrëveshje në të cilën kam marrë pjesë dhe e kam pranuar”, tha Kurti
Kështu ai iu përgjigj pyetjes nëse Marrëveshja e Uashingtonit do të ishte e pranueshme për të, në rast se administrata e re amerikane insiston në zbatimin e saj.
“Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është gjithëpërfshirëse sepse normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke de facto”, shtoi Kurti.
Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia e pranuan gojarisht marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Aneksin e tij nga Ohri.
/Shqip.com