Sport Ndërkombëtar

Dhoma ku ka qëndruar Messi në Katar do të shndërrohet në muze

Argjentina e ka fituar Kupën e Botës në Botërorin që u zhvillua në Katar.

Kombëtaret që luajtën në Botërorin e Katarit zgjodhën kryesisht hotelet luksoze që u ofroheshin për qëndrimin e tyre, por argjentinasit kishin një ide tjetër që padyshim dha rezultat. Të gjithë u habitën kur argjentinasit kërkuan që kampi i tyre të ishte në Universitetin e Katarit në Doha.

Kur argjentinasit u larguan nga Universiteti i Katarit pasi fituan Kupën e Botës, shumëkush u interesua se si dukej dhoma ku flinte Messi dhe më pas drejtuesit e atij universiteti dolën me një ide origjinale.

Ata njoftuan se do të bëjnë një muze të vogël nga dhoma ku ka fjetur Messi gjatë Botërorit në Katar dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta vizitojnë atë dhomë sepse muzeu së shpejti do të hapet zyrtarisht.

Messi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit derisa Argjentina e fitoi Kupën e Botës pas 36 viteve.

/Shqip.com