Lajme

Dhjetë raste të reja me COVID–19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë këtij 24-orëshi janë shëruar 13 persona dhe nuk ka ndodhur asnjë rast i vdekje.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 64 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa, vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Në 24 orët e fundit janë dhënë 23 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja dhe IKSHPK-ja kanë rekomanduar vaksinimin e qytetarëve si dhe kanë apeluar vazhdimisht që të ju përmbahen masave preventive në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19./Shqip.com