Art Jetese

Dhimbja e shpatullave mund të jetë tregues i një barre emocionale

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe është qasja e mjekësisë së vendeve të Lindjes.

Lidhja mes trupit dhe mendjes është e madhe dhe mund të shkaktojë dhimbje fizike.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga stresi i akumuluar gjatë ditës. Merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe përpiquni të minimizoni stresin çdo ditë.

Dhimbje qafe

Nëse keni dhimbje në qafë, do të thotë që e keni të vështirë të harroni të tjerët ose gjëra të këqija që lidhen me ju. Nëse ndjeni dhimbje në qafë, përpiquni të mendoni për njerëzit dhe gjërat që doni.

Dhimbje në shpatulla

Dhimbja e shpatullave tregon se po mbani një barrë të madhe emocionale. Mundohuni t’i zgjidhni problemet tuaja dhe t’i ndani me njerëzit që ju rrethojnë, shkruan Living.

Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës

Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës tregon se nuk ndjeni dashurinë e të tjerëve.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Kjo lloj dhimbjeje tregon se shqetësoheni shumë për gjërat e përditshmërisë, siç janë stresi i shkaktuar nga mungesa e  parave, etj.

Dhimbje në bërryla

Dhimbja e bërrylave tregon se keni rënë në një vorbull dhe nuk jeni në gjendje të bëni ndryshime në jetën tuaj. Nëse krahët tuaj janë të ngurtë, edhe jeta juaj mund të jetë e tillë gjithashtu.

Dhimbje duarsh

Dhimbja e duarve tregon se nuk jeni në gjendje të lidheni si duhet me të tjerët. Mundohuni të krijoni miqësi të reja, të drekoni me një koleg dhe të njihni njerëz të rinj.

Dhimbje e ijeve

Dhimbjet në ije mund të tregojnë që keni frikë të bëni lëvizje. Jeni shumë ngurrues kur është fjala për të marrë vendime. Duhet të çliroheni pak.