Detajet e vizitës 8 orëshe në Tiranë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka zbardhur detaje mbi agjendën e Sekretarit Blinken, i cili pritet të mbërrijë nesër në orën 11.00, për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në një konferencë për shtyp, Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.
Sipas Miller, Shqipëria është një partner kyç i SHBA për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.
Zëdhënësi i DASH e konsideroi vendin tonë një zë i fortë në mbrojtjen sovranitetit dhe lirisë së Ukrainës kundër agresionit brutal të Rusisë, si dhe një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo edhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020.
“Mirëdita të gjithëve. Më falni që u vonova pak, ose në fakt shumë vonë. Do të filloj me disa komente hapëse për udhëtimet.
Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.
Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.
Sekretari më pas do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Zëvendës Presidenti Harris. Ndërsa në Mynih, Sekretari Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë globalë dhe do të nënvizojë rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të SHBA-së ndaj Aleancës së NATO-s. Aleanca e NATO-s ka siguruar një paqe historike si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Evropën për 75 vitet e fundit dhe po i ndihmon Shtetet e Bashkuara të ruajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve tanë për të ardhmen.
Sekretari gjithashtu do të riafirmojë mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, do të vazhdojë diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe do të theksojë angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Do të kemi më shumë njoftime për takimet e tij individuale në Mynih gjatë udhëtimit”- deklaroi Miller.
Më herët, zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim zbardhi agjëndën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Europë.
Kim theksoi se udhëtimi do të jetë me dy ndalesa, në Shqipëri dhe Gjermani. Vizita në Tiranë do të përqendrohet tek “e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”.
“Ne do të nisemi nesër për një udhëtim me dy ndalesa në Evropë. Ndalesa e parë do të jetë në thelb një ndalesë ditore në Shqipëri që do të zgjasë nga ora 11:00 deri rreth orës 7:00 ose 8:00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ku mund të kujtoni se Ndihmës Sekretari Jim O’Brien kohët e fundit ishte atje për të folur për Bosnje-Hercegovinën, por në çdo rast, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Evropës”– u shpreh Kim.
Sipas Kim, “vizita vjen në momentin që ne po fillojmë 100 vitet e dyta të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.”
“Ne duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për si bashkë penë mbajtëse në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpunim e shkëlqyer qe ne kemi me Shqipërinë. Duam po ashtu ti falenderojmë edhe për të qenurit mikëpritsi kryesor i afganëve në nevojë tek sa Shqipëria vijojë traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta. Do të jetë një skedulë e ngjeshur. Ne do të shkojmë atje për tu takuar me presidentin Bajram Begaj. Takim me kryeministrin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund një dalje për median. Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullueshëm me të rinjtë diçka më shumë se 100 të cilët kanë kaluar përmes programeve tona. Vendi i këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Europës dhe Piramida u ndërtua si mozeloum për diktatorin Enver Hoxha. Por qyteti Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit u bashkuan dhe e kthyen në një qëndër inovacioni hapur disa muaj më parë”– tha Kim.
/Shqip.com