Lajme

8 qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore pas aksidentit në Austri

Tetë qytetarë kanë kërkuar ndihmë në spital pas aksidentit të autobusit në Austri.

Kështu ka bërë të ditur për SHQIP.com, Sharr Jakupi- Shef i kabinetit të ministres së MPJD-së Donika Gërvalla.

‘’ Nga 8 persona që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, 5 prej tyre 1 shtetas i Republikës së Kosovës, dhe 4 nga Republika e Shqipërisë ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë’’ ka thënë Jakupi.

Po ashtu është bërë e ditur se autobusi është nisur nga Tirana dhe është ndaluar në Kosovë, ku kanë hipur tre shtetas kosovarë.

Sipas Jakupit , MPJD dhe ambasada e Kosovës në Austri janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante lokale dhe institucionet kosovare.

Gjithashtu është bërë e ditur se sipas listës, gjithsej kanë qenë 25 pasagjerë, 3 nga Kosova, 2 shoferë dhe një përcjellës nga kompania./Shqip.com