Dëshmitari Hajrush Kurtaj: Askush nuk më ka thënë se libri ka gabime
Në seancën e së mërkurës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dëshmitari Hajrush Kurtaj deklaroi se askush nuk i ka thënë ndonjëherë se libri i tij ka gabime.
Këtë deklarim, Kurtaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar rreth asaj se a i ka thënë dikush se libri i tij ka gabime, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurtaj po vazhdon të ballafaqohet me pyetjet e Prokurorisë rreth citateve nga libri i tij, si dhe me deklaratat e mëhershme të dhëna nga dëshmitari lidhur me librin.
Në pyetjen e prokurorit James Pace se në një deklaratë të dhënë në shkurt të vitit 2020 pasi ishte pyetur se a ka përfshirë të pavërteta në libër, Kurtaj tha se nuk është i sigurit nëse kishte thënë se nuk ka përfshirë të pavërteta.
Dëshmitari është pyetur edhe për Policinë Ushtarake që ka vepruar brenda Brigadës 162.
Ai tha se përgjegjës i Policisë Ushtarake ka qenë Xhabir Elezi, i cili sipas tij nuk ka marrë urdhër nga ai (dëshmitari), por nga Komandanti i Brigades.
/Shqip.com