Lajme

Deri në katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Qytetarët e Kosovës, po presin deri në katër orë në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Në pikën kufitare në Merdar kolonat për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare arrijnë deri në 2 kilometra.

Kurse, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjetra kufitare nuk ka fluks të konsiderueshëm të veturave që po hyjnë apo dalin nga Kosova.

/Shqip.com