Lajme

Zgjedhjet lokale: Deri më tash KQZ ka pranuar mbi 3 mijë fletëvotime përmes postës

Komisioni Qendror Zgjedhor

Deri më tash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar tre mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime përmes postës.

Këtë për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se ky proces është duke vazhduar me sukses.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Tutje, Elezi bëri të ditur se deri më tash janë regjistruar 15 mijë e 532 qytetarë në procesin e votimit përmes postës, process i cili përfundon të premten, më 15 tetor.

Lexo edhe:
KQZ tregon nëse duhet të jeni të vaksinuar për të votuar në zgjedhjet lokale

“Është duke vazhduar pocesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar sukesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime. Periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së”, tha Elezi për Shqip.com.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./SHQIP.com