Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës
Publikuar:
(19.09.2021 10:52:01)

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, njofton Shqip.com.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ndërsa trupin e pajetë të viktimës në spital e kanë dërguar familjarët.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se nga familjarët është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar në QKMF. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Shqip.com