Lajme

Dy deputetë të Listës Guxo dalin kundër qeverisë, nuk pajtohen me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Deputetët e Listës Guxo, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se përkundrazi që qeverisë me Kurtin nuk pajtohet për mosekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.

Ajo e ka dhënë këtë deklaratë në një postim në Facebook, ku shtoi se i vjen mirë për fillimin e procesit mësimor.

“Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë të mbarën ndërsa shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona.

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci

Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por,  nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”.

Ajo tha se pagat duhet të dalin, pasi shumë familje janë duke u përballur më rritje të çmimeve.

“Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”.

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Të njëjtin mëndim me Statovcin ka ndarë edhe bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli.

Ai ka thënë se duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve  grevist.

“Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kësaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.

Për hire të arsimit, nxënëseve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për lëshimin e pagave për mësimdhënësit grevistë”, ka shkruar ai.

Ai tutje, ka thënë se gjatë këtij viti duhet shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura.

“Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duart larg nga  shkollat. Por sot duhet të jemi me mirëqenën e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute. E gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se pagat e muajit shtatorë për grevistët nuk do të dalin.

Kjo sipas tyre përcaktohet edhe me ligj./SHQIP.com