Lajme

Deputeti i PDK-së: Me çiftin e Mimozës në koalicion a, Nein

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar për bisedën telefonike mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilës dhe tashmë terroristit Milan Radojçiq.

“Alo, ZEMLAKA! Për ata që po pyesin për koalicione. Me çiftin e Mimozës koalicion, a ? Unë kurrë jo! NEIN!”, shkroi Kastrati.

Ai ka akuzuar Kurtin duke shkruar se me veprimin e tij politik qysh nga viti 1999 “ka çu ujë në mulli të Serbisë e Rusisë”.

E sipas Kastratit, Kurti ka në ekipin e tij “të afërm të komunistëve jugosllav”.

“Prandaj, jo rastësisht ai ka në ekipë çiftin e Mimozës, Surroit, e nipat e mbesat e komunistëve të Jugosllavisë që me veprimet e tyre po e zhbëjnë shtetin e Kosovës”.

Teksa shton se biseda e Mimozës me Radojçiqin, nuk arsyetohet.

/Shqip.com