Lajme

Deputeti i PD i mbyll derën Berishës dhe Bardhit: U bashkuan për hallet e veta

Deputeti i PD, Arbi Agalliu deklaron se pjesa e opozitës e identifikuar si “Rithemelimi” u bashkua për interesa të ngushta mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës.

Ai tha se kolegët e tij të Rithemelimit janë duke bllokuar punimet dhe diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos lënë hapësira për të folur, duke iu referuar kaosit që kanë shkaktuar muajt e fundit deputetët që mbështesin Bardhin dhe Berishën.

Unë besoj se janë bashkuar për halle të caktuara. Opozita bëhen në institucion dhe këta kolegë na kanë bllokuar në institucion duke mos na lënë hapësirë për të folur. Asgjë nuk kanë përfituar dhe ka kaluar Rama 7 miliardë euro në 7 minuta. Edhe kur duam të bëjmë komision si kolegia Açka këta bëhen vandalë. Nëse opozitës i zihet hapësira ka plot mënyra demokratike.

Unë mendoj se shqiptarët janë lodhur më këto mënyra. Ka bërë Basha protesta të jashtëzakonshëm dhe nuk ka ndryshuar qeveria. Prandaj sot njerëzit duan alternativë dhe mbrojtjen e intersave të qytetarëve denoncimin e aferave. Kjo është një shfaqje e madhe. E njëjta situata ka qenë edhe kur u ndamë. U ndamë sepse besojmë në SHBA dhe nuk besojmë të kulti i individit. Nuk do të reshtim së thëni të vërtetat tona“, u shpreh ai.

/Shqip.com