Deputeti gjerman: Serbia, gjithnjë e më shumë po i ngjan një regjimi autoritar
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, deputeti Michael Roth, ka thënë se Serbia gjithnjë e më shumë po ngjan në një regjim autoritar.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Roth shpërndau një video ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksëndër Vuçiq, në njërin nga sheshet e Beogradit përmes altoparlantëve.
“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiç mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi deputeti gjerman, Michael Roth.
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar në lidhje me manipulimet e mundshme të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
/Shqip.com