Lajme

Deputeti i PD: Këta janë emrat që mund të zëvendësojnë Sali Berishën

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj tha se brenda Partisë Demokratike ka emra që mund të zëvendësojnë Sali Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Sipas tij, që nga Gazment Bardhi deri te Jorida Tabaku mund të jenë potencialisht njerëz që mund të investohen për bashkimin e PD.

“Gazment Bardhi është një politikan i ri. Më duket një person inteligjent, po bën opozitë, ka intuitë.

Por ka emra të tjerë, si Jorida Tabaku, Ervin Salinaji, ka plot personazhe edhe jashtë PD që mund të kenë ambicie për lidership, për ta bashkuar PD, për ta rritur atë“, tha ai.

/Shqip.com