Lajme Botë

Dënohet me burgim nëpunësi komunal në Zvicër, ishte përpjekur të shfrytëzonte seksualisht një 9-vjeçare

Ish-nëpunësi i bashkisë së Steinach SG të Zvicrës është shpallur fajtor për ngacmim seksual dhe trafikim njerëzor pasi u përpoq që të merrte me “qira” një 9-vjeçare.

Siç ka raportuar Blick.ch, Gjykata krahinore e St. Gallenit i shqiptoi tre vite burgim 56-vjecarit si dhe gjysma tjetër e dënimit u shqiptua me kusht prej 150 normash ditore në vlerë të 110 frangave.

Atij ju është ndaluar për gjithë jetën çdo aktivitet i cili përfshinë kontakte me të mitur.

56-vjecari thuhet se kishte biseduar me rreth 25 vajza të mitura midis viteve 2017 dhe 2019 me qëllim që të jetonte me to fantazitë e tij seksuale dhe t’i shtynte ato të kryenin akte seksuale. Ai kishte pretenduar të ishte një “terapist seksi Dr. Samuel Bürki”.

Prokurori dhe gjyqtari i rastit e kishin cilësuar ç’njerëzore faktin se nëpunësi i bashkisë në fjalë kishte kontaktuar një organizatë me synimin që të merrte me qira një 9-vjecare në mënyrë që ta shfrytëzonte për disa orë seksualisht.

I akuzuari e kishte parë vajzën në një katalog dhe kishte paguar mbi 500 franga për të, por takimi i planifikuar me vajzën në një hotel pranë Innsbruck nuk ndodhi për shkak se nëpunësi komunal u arrestua në nëntor 2019 në vendin e tij të punës në Steinach SG.

Ndërsa në seancën gjyqësore, i akuzuari kishte thënë se ka bërë një gabim të madh dhe nuk mund ta shpjegonte sjelljen e tij në atë kohë dhe nuk donte që të takohej me asnjërën nga vajzat.

Sipas asaj që raportohet, tutje ai kishte thënë në gjykatë se ka menduar që të rriturit kishin pretenduar se janë vajza të mitura në bisedë.

Megjithatë, kur kontaktoi organizatën që ofronte vajza të mitura, sipas tij ai donte vetëm të provonte se sa larg shkon e gjithë ngjarja./Shqip.com