Dënimi me një vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e bërë nga Ervin Salianji
Publikuar:
(11.03.2025 10:44:48)

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji pas vendimit të Apelit ku u la në fuqi vendimi për burgosjen e tij.
Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe vendimi për demokratin do të merret në dhomë këshillimi.
Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.
/Shqip.com