Lajme

Dëmtohen 8 vetura nga rrëzimi i një lisi në Mitrovicë

Në qytetin e Mitrovicës një lis i madh është rrëzuar dhe si pasojë e kësaj ka shkaktuar jo pak dëme materiale ndaj disa veturave që ishin të parkuara aty.

Ngjarja ka ndodhur afër Palestrës ‘Minatori’ në qytetin e Mitrovicës.

Aty shihen njësitet e zjarrfikësve të cilët po merren me rastin. Mirëpo, deri tani nuk është raportuar për dëme në njerëz.

/Shqip.com