Rozë Ndërkombëtar

Demet Ozdemir i jep fund beqarisë

Demet Ozdemir

Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir është fejuar me partnerin e saj, këngëtarin Oguzhan Koç.

Çifti ka mbajtur një ceremoni fejese ku të ftuar ishin miqtë e tyre më të ngushtë dhe të afërmit.

Fotot nga ceremonia janë shpërndarë menjëherë në rrjete sociale dhe të gjithë kanë nisur me urime për çiftin e ri.

Demet dhe Oguzhan kanë 2 vite së bashku.

Demet është mjaft e njohur nga serialet turke.