Sport Shqiptar

Delegohen gjyqtarët e ndeshjes Izrael – Kosovë

Foto: FFK
Foto: FFK

Gjyqtarët e ndeshjes Izrael – Kosovës tashmë janë deleguar.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e “EURO 2024”, shkruan SDhqip.com.

Gjyqtarët do të jenë nga Skocia, të prirë nga William Collum me asistentët e tij, Francis Cnnor e David Roome, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Donald Robertson.

Kosova do të përballet të shtunën e kësaj jave (25 mars) me Izraelin në Tel Aviv, duke synuar që të nxjerrin së paku një rezultat pozitiv.

Tri ditë më vonë, Dardanët janë nikoqirë të Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke synuar pikët e plota.

/Shqip.com